Kryeministri shqiptar Edi Rama është takuar me presidentin amerikan, Joe Biden, gjatë vizitës së tij në SHBA. Mëngjesin e sotëm, kreu i qeverisë shqiptare ka ndarë një foto të tij dhe bashkëshortes së tij, Linda Rama, me kreun e Shtëpisë së Bardhë dhe bashkëshortes së tij, Jill Biden.Rama nuk ka dhënë shumë shpjegime, por shkruan frazën e tij të njohur “Photo of the day”, shoqëruar me flamurin shqiptar dhe atë amerikan.
Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama ndodhet prej ditësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mori pjesë dhe mbajti fjalim në takimin vjetor të Kombeve të Bashkuara ‘Samiti për të Ardhmen’, me temë “Dialogu për të ardhmen digjitale”,
Kreu i qeverisë shqiptare mori pjesë në takimin vjetor të Presidiumit të Internacionales Socialiste, në cilësinë e kryetarit të Partisë Socialiste. Po ashtu, me ftesë të aktivistit të njohur shqiptar në Shtetet e Bashkuara dhe kreut të Këshillit Kombëtar të Diasporës, Mark Gjonaj, Rama zhvilloi bashkëbisedim me përfaqësuesit e 100 shoqatave të shqiptarëve në SHBA.
Discussion about this post