Fredi Beleri ka dalë nga burgu i Fierit i pashoqëruar nga efektivë policie, pasi do të betohet nesër si eurodeputet i Parlamentit Europian në Francë. Ai është pritur që në hyrje të ambienteve të burgut nga familjarë si dhe makina e ambasadës greke.
Beleri ditë më parë iu drejtua me një kërkesë Drejtorisë së Burgjeve që t’ i jepnin leje që ai të jetë i pranishëm në mbledhjen e parë të eurodeptuetëve të Parlamentit Europian.
Ai kërkoi që të shkojë në Bruksel në datat 15 deri më 20 korrik, për të përfaqësuar vendin e tij si eurodeputet i dalë nga zgjedhjet e fundit.
Fredi Beleri hyri në zgjedhjet e Parlamentit Europian si kandidat për deputet, nën siglën e partisë greke Demokracia e Re. Ishte kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, ai që hodhi kandidaturën e tij. Ish-kryebashkiaku i Himarës arriti që të fitoi një numër të konsiderueshëm votash, duke u bërë kështu eurodeputeti i parë që fiton zgjedhjet duke qenë në burg dhe pa bërë fushatë.
Duhet të theksojmë se Athina Zyrtare e ka konsideruar të jashtëligjshëm dhe politik arrestimin e Fredi Belerit nga autoritetet shqiptare, në maj të vitit të shkuar nën akuzën për blerje votash.
Ndonëse ai u vendos në pranga, Beleri fitoi zgjedhjet për kryetar Bashkie në Himarë. Të premten e 5 korrikut, KQZ vendosi që t’i heqë mandatin e kryebashkiakut, në përputhje me ligjin e dekriminalizimit, pasi GJKKO e kishte dënuar më parë me dy vite burgim.
Discussion about this post