4 turistë italianë, mes tyre dhe një fëmijë kanë shpëtuar mrekullisht mëngjesin e sotëm, pasi jahti me të cilin po udhëtonin u përplas me disa shkëmbinj nënujor, teksa po kalonin në Zvërnec.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit në zonën e quajtur ‘Hunda e Plakut’. Jahti me drejtues shtetasin G.V, 61-vjeç, banues në Pavia Itali, ka hyrë në gjirin e Zvërnecit, për t’iu afruar plazhit, por ka goditur një shkëmb nën ujë, pasi nuk e njihte si zonën.
Në mjet ndodheshin shtetasit M. R., 38 vjeç, K. B., 33 vjeçe dhe një i mitur, banues në Pavia, Itali, ndërsa për t’i shpëtuar ka ndërhyrë policia kufitare dhe Guarda Di Finanza, të cilët kanë nxjerrë turistët në breg. Të dëmtuarve u është dhënë ndihma e parë dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Në një deklaratë për mediat, një nga turistët tha se shtetit shqiptar duhet të penalizohet. Kjo pasi sipas tij duhet të kryejë lajmërime për shkëmbinjtë nënujore, se ku mund të lundrohet dhe ku jo.
Njoftim i Policise:
Vlorë/Informacion paraprak
Shërbimet e Policisë Kufitare u vijnë në ndihmë 4 turistëve italianë, të dëmtuar gjatë një udhëtimi me skaf.
Më datë 07.06.2022, rreth orës 05:30, në zonën e quajtur “Hunda e Plakut”, në plazhin e Zvërnecit një mjet lundrues (skaf), me drejtues shtetasin G. V., 61 vjeç, banues në Pavia, Itali, është përplasur me një shkëmb nënujor. Në mjet ndodheshin shtetasit M. R., 38 vjeç, K. B., 33 vjeçe dhe një i mitur, banues në Pavia, Itali.
Shërbimet e Policisë Kufitare sapo janë njoftuar, kanë organizuar punën me qëllim nxjerrjen e shtetasve në breg. Si rezultat i veprimeve të mirëkoordinuara të Policisë Kufitare dhe GDF është bërë e mundur nxjerrja e 4 shtetasve italianë në breg. Të dëmtuarve u është dhënë ndihma e parë dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.
tv6+1vlora
Discussion about this post