VLORË- Një jaht 17 m i gjatë është mbytur në det ne zonën e Drimadhës. Jahti, në pronësi të Festim Mark Prendi, 38 vjeç banues në Tiranë, ka qenë i ankoruar ( në spirancë) rreth 130 m larg bregut të detit.
Sipas policisë kufitare jahti nuk ka pas njerëz brenda ndërsa mësohet se ka vetëm dëme materiale. Dyshohet se i janë hapur tapat në pjesën e fundit të mjetit. Si pasojë, jahti është mbytur në thellësitë e ujërave të Drimadhës. Policia kufitare po merr në pyetje pronarin e mjetit lundrues.
tv6+1vlora
Discussion about this post