Klubet kundër ligjit të ri për sportin
Futbolli spanjoll mund të përballet me një bllokim pasi klubet e Kategorisë së Parë dhe të Dytë po e konsiderojnë këtë ide si një masë proteste kundër qeverisë sa i takon ligjit të ri për sportin. Të hënën vjen vendimi përfundimtar. Presidentët e skuadrave konsiderojnë se nuk merret parasysh mendimi i tyre dhe dëgjohet vetëm Presidenti i Real Madridit.
Mediat spanjolle citojnë se mendimi i përgjithshëm i tyre është se “ligji i sportit po bëhet nga Florentino Pérez”. Klubet i frikësohen se stabiliteti i tyre ekonomik që vihet në rrezik për shkak të kësaj situate.
Klubet e La Liga kërkojnë mbrojtje për futbollin spanjoll përballë mundësisë së nisjes së Superligës, ide e Florentino Pérez. Një pikë e tjetër që shqetëson klubet është fuqia në rritje e federatës me hartimin e Ligjit të Sportit.
Sipas presidentëve, klubet e tyre do të ishin të pafuqishëm në vendimmarrjet e federatës spanjolle me të cilën përballen në procese të ndryshme gjyqësore.
Takimi i kësaj të hëne në Ministrinë e Sporteve do të jetë kyç për futbollin spanjoll. Do të marrin pjesë të gjithë kryetarët e klubeve të cilët duan të dërgojnë mesazhin se futbolli spanjoll në përgjithësi është kundër formulimit të ri të Ligjit të Sportit.
Nëse nuk dëgjohen, pasi janë analizuar pasojat ekonomike në Asamblenë e fundit të La Liga-s, mundësia e një greve është shumë reale.
tv6+1vlora
Discussion about this post