Një person i pajetë është gjetur në Vlorë, në “Kanalin e motorrit”.
Bëhet me dije se i pajetë është gjetur shtetasi P. D., 65 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”. Dyshohet se 65-vjeçari është mbytur aksidentalisht në uji.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku në vendin e quajtur “Kanali i motorrit”, në lagjen “24 Maji”, është gjetur një shtetas, i cili dyshohet se është mbytur aksidentalisht në uji, nga grupi hetimor është bërë e mundur identifikimi i viktimës, i cili rezulton të jetë shtetasi me iniciale P. D., 65 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë” njofton policia.
Discussion about this post