Një çantë e dyshimtë është gjendur pranë një automjeti mbrëmjen e sotme në Vlorë.
Fillimisht u dyshua se brenda çantës mund të kishte lëndë eksplovize dhe Policia ka rrethuar menjëherë zonën për të verifikuar se çfarë përmbante çanta.
Sipas informacioneve paraprake nga policia e Vlorës, mësohet se pas verifikimit, çanta ka rezultuar të jetë bosh.
Vlorë/Informacion paraprak:
Rreth orës 22:10, në lagje “24 Maji”, në afërsi të një automjeti tip “Benz”, është gjetur një çantë me ngjyrë të zezë. Pasi verifikimeve nga Policia në zbatim dhe me procedurën standarte është hapur dhe kontrolluar çanta, e cila rezultoi të ishte bosh.
Discussion about this post