Daniel Lasica, një gjeneralmajor i lartë amerikan ka mbërritur në Tiranë dhe është pritur në zyrë nga Presidenti Bajram Begaj. Ai është njëherësh Drejtor i Komandës Europiane të SHBA J5 dhe gjatë vizitën në vendin tonë është takuar dhe me përfaqësues nga Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura.
Ambasada thekson se vizita e gjeneralmajorit Daniel Lasica tregon shumë për forcimin e bashkëpunimit të SHBA në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë me Shqipërinë
“Këtë javë, gjeneralmajori i SHBA Daniel Lasica, Drejtor i Politikave, Strategjisë, Planifikimit dhe Kapaciteteve të Komandës Europiane të SHBA J5 vizitoi Tiranën dhe u takua me Presidentin Bajram Begaj, si dhe përfaqësues nga Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë.
Kjo vizitë thekson angazhimin e Shteteve të Bashkuara për forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë me Shqipërinë. Shtetet e Bashkuara vlerësojnë mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për aleancën e NATO-s dhe qëndrimin e saj të fortë për sigurinë euroatlantike.
Së bashku, ne qëndrojmë të bashkuar në mbështetjen tonë për Ukrainën dhe angazhimin tonë për ruajtjen e paqes, mbështetjen e ligjit ndërkombëtar dhe integritetin kufitar”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Ambasada e SHBA në Tiranë.
Discussion about this post