Gjykata e Apelit të Posaçëm ka pranuar kërkesën e SPAK për rikthimin në burg të ish-deputetit Alqi Bllako.
Ish-deputeti Alqi Bllako, u paraqit ditën e sotme në ambientet e Gjykatës së Posaçme të Apelit ku dhe u mbajt seanca.
SPAK më herët ankimoi në Apelin e Posaçme vendimin e shkallës së parë që i bëri Bllakos zëvëndësim të masës së sigurimit nga arrest në burg në arrest në shtëpi.
“Ne kemi qenë kundër lirimit në gjykatë sepse nuk ekzistojnë kushtet për ta liruar. Do bëjmë ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit”, thuhej në reagimin e SPAK.
Gjykata vendosi më 6 tetor caktimin e masës “Arrest shtëpie” për Bllakon, i cili u arrestua më 31 mars pas akuzave për inceneratorin e Fierit.
Ndryshimi i masës për Bllakon, u bë pasi ish deputeti socialist kishte kërkuar disa herë lehtësimin e masës ekstreme ndaj tij.
Bllako u arrestua më 31 mars të këtij viti me akuzat “shpërdorimit të detyrës” dhe “korrupsionit”, i dyshuar si i përfshirë në aferën e inceneratorit të Fierit, duke firmosur disa shkresa që tjetërsuan truallin në Fier.
Discussion about this post