Janë arrestuar në flagrancë dy shtetase të huaja, një ukrainase dhe një ruse të dyja të dyshuara për shfrytëzim prostitucioni.
Pas një hetimi të gjatë, policia e Tiranës ka goditur një rrjet prostitucioni ku shtetase të huaja të cilat reklamoheshin tek “Escort Tirana” faqe interneti në rrjetet sociale përfitonin para nga kjo veprimtari dhe më pas lekët i transferonin organizatorëve të faqes “Escort Tirana”.
Janë vënë në pranga dy gra në Tiranë, Anna Tkachenko, 27 vjeçe nga Ukraina dhe rusja me Elena Maslova, 37 vjeçe nga Rusia si dhe janë proceduar penalisht 11 shtetase të tjera.
Njoftimi i plotë i policisë:
Arrestohen në flagrancë një shtetase ruse dhe një shtetase ukrainase, të cilat shfrytëzonin për prostitucion, shtetase të huaja të reklamuara në faqen “Escort Tirana”, dhe më pas shumat e parave të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, ia transferonin organizatorëve të kësaj faqeje.
Procedohen penalisht 11 shtetase, për ushtrim prostitucioni.
Sekuestrohen shuma parash, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e paligjshmërive në fushën e ushtrimit dhe shfrytëzimit të prostitucionit, kanë regjistruar një procedim penal të vitit 2023 dhe kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Escort”.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasja ukrainase A. T., 27 vjeçe, dhe shtetasja ruse E. M., 37 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, për veprat penale “Prostitucioni”, “Shfrytëzimi i prostiucionit” dhe “Mbajtja e ambienteve për prostitucion”.
Këto dy shtetase janë kapur në flagrancë në rrugën “Naim Frashëri”, duke marrë shuma parash, nga shtetase të huaja, të cilat dyshohet se i shfrytëzonin për prostitucion.
Gjatë verifikimeve të kryera ka rezultuar se këto shtetase mblidhnin shumat e parave të përfituara nga shtetaset e huaja që dyshohet se i shfrytëzonin për prostitucion, të cilat reklamoheshin në faqen “Escort Tirana”, dhe më pas këto shuma parash ia transferonin organizatorëve të kësaj faqeje, shtetas ende të paidentifikuar.
Në vijim të veprimeve nisi procedimi penal për 11 shtetase të huaja, për ushtrim prostitucioni.
Më parë, gjatë hetimeve të kryera në kuadër të këtij procedimi penal, është finalizuar operacioni policor i koduar “Foreing”.
Discussion about this post