Kryeministri Edi Rama ka publikuar në llogaritë e rrjeteve sociale foto nga punimet në tunelin e Llogarasë. Nga 6 kilometrat e projektit, janë hapur 4.5 prej tyre, bën me dije kryeministri.
“Tuneli i Llogarasë, ku tanimë janë hapur 4.5 nga 6 kilometrat e projektit që do ta afrojë bregun e Jonit me aeroportin ndërkombëtar të Vlorës dhe do të rrisë ndjeshëm kuotat e industrisë shqiptare të turizmit”, shkruan Rama në postim.
Discussion about this post