Hapet rruga e re Kardhiq-Delvinë, e cila shkurton kohën e udhëtimit drejt Sarandës.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro publikoi sot pamje të këtij aksi rrugor, teksa bëri të ditur se nga sot do të jetë e hapur për gjithë qytetarët duke e sjellë bregun fare afër.
“Udhëtimi nga Gjirokastra në Delvinë, e përtej në Sarandë me rrugën e re që nga sot do të jetë e hapur për gjithë qytetarët duke e sjellë bregun fare afër”, shprehet Kumbaro në rrjetet sociale.
Me një gjatësi prej 33 km, përfundimi i rrugës Kardhiq-Delvinë e shkurton me 3 orë kohën e udhëtimit nga Tirana në Sarandë.
https://www.facebook.com/Mirela.Kumbaro.Furxhi/videos/714014043162372
tv6+1vlora
Discussion about this post