Në një deklaratë për mediat, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla është ndalur dhe tek hapja e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Gjatë fjalës së tij, Balla ka thënë se rishikimi i ligjit për anëtarësim në Bashkimin Europian kërkon përgjegjësi të reja teksa ka shtuar se roli i Kuvendit është thelbësor dhe sipas kreut të grupit parlamentar të PS, synojnë ta kryejnë në bashkëpunim me opozitën parlamentare.
Taulant Balla: Me grupin parlamentar të PS kemi diskutuar gjërësisht për një moment historik që Shqipëria ka prej ditës së djeshme. Kjo fazë e re kërkon një qasje të re dhe përgjegjësi të reja. Rishikimi i ligjit për anëtarësim në BE kërkon përgjegjësi të reja. Ky proces përfundimtar do të përfundojë me një përafrim të legjislacionit, roli i Kuvendit është një rol thelbësor, por gjithçka ne synojmë ta kryejmë në bashkëpunmim me opozitën parlamentare. Konferenca e parë ndërqeveritare ka definicion të qartë. Unë nuk i heq asnjë pikë dhe asnjë presje nevojës që ka shprehur kryeministri sot kur tha se duhet ta kemi opozitën, flas për atë opozitë të përgjegjshme, nuk flas për një element të caktuar që i ka shpallur luftë aleatëve të Shqipërisë, ftesa është e sinqertë.
tv6+1vlora
Discussion about this post