Bojkoti i avokatëve vijon në ditën e dytë. Dhoma e Avokatisë nuk tërhiqet nga vendimi për të mos marrë pjesë në seanca gjyqësore. Bojkoti kundër hartës së re gjyqësore do të zgjasë deri të premten. Ndërkohë që ata bëjnë me dije se nëse nuk do të ketë asnjë reflektim, do të radikalizojnë protestën e tyre.
Avokatët pretendojnë që shkrirja e 18 gjykatave do të cenojë liritë dhe të drejtat themelore të njeriut. Dje në të gjithë vendit janë shtyrë rreth 600 seanca gjyqësore, për shkak të avokatëve.
Ata janë paraqitur në gjykata vetëm për të zhvilluar seancat për caktim të masave të sigurisë dhe kërkesave për zëvendësim mase. Këshilli i Ministrave do të thotë fjalën e fundit për hartën e re gjyqësore, e cila do të jetë për një afat 5-vjecar dhe më pas mund të rishikohet.
tv6+1vlora
Discussion about this post