Në të gjithë vendin ka nisur bojkoti i seancave nga avokatët, në shenjë kundërshtie ndaj hartës së re gjyqësore të miratuar nga KLGJ. Avokatët kanë deklaruar se do të marrin pjesë vetëm ne seancat e vlerësimit të masave të sigurisë.
Nëse ndonjë prej avokatëve nuk i bindet urdhrit për bojkot, do të merren masa deri në heqje të licensës, tha kryetari i Dhomës së Avokatisë Maksim Haxhia. Këto seanca nuk janë bllokuar as nga grevat e mëparshme.
Vetëm në gjykatat e Tiranës, GJKKO, Dhoma Penale, Civile, Apeli Tiranë dhe Administrative janë planifikuar të zhvillohen 215 procese gjyqësore të cilat nisin prej orës 08:00 deri në 15:30. Ndërkohë një ditë më parë, Ulsi Manja i kërkoi të heqin dorë nga bojkoti duke deklaruar se kërkesat e avokatëve janë marrë parasysh dhe ky bojkot është i pakuptimtë.
Ministria e Drejtësisë ka dhënë dakordësinë për hartën e re ku nga 22 gjykata të shkallës së parë bëhen 13 dhe nga 6 Apele bëhet 1. Brenda pak ditësh, kjo hartë do të shkojë në qeveri për miratim. 13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe 1 gjykata apeli për të gjithë vendin. Ky ishte përfundimisht propozimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor për hartën e re gjyqësore në vend pas muajsh konsultimesh me grupet e interesit. I vetmi ndryshim nga propozimi i kaluar është shtimi i një gjykate të shkallës së parë në Sarandë që me propozimin e kaluar ishte hequr. KLGJ ka miratuar draftin i cili tashmë pritet të kalojë për mendim në Këshillin e Ministrave, Këshillin e Lartë i Prokurorisë, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Financave. Me vendimin e ri shkrihen gjykatat në Tropojë, Krujë, Lushnje, Pogradec, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë.
tv6+1vlora
Discussion about this post