Në javën e tretë të bojkotit të seancave nga ana e avokatëve, Ministria e Drejtësisë nuk ka bërë asnjë hap pas për t’u tërhequr nga miratimi i hartës së re gjyqësore që i shkurton vendit 18 gjykata, duke lënë një sërë qytetesh të mëdha pa institucione të tilla.
Edhe këtë javë, protesta e avokatëve do të vazhdojë. Avokatët thano se do të bojkotojnë seanca gjyqësore për sa kohë institucionet përkatëse nuk ka pasur asnjë reagim për kërkesat e tyre.
Çfarë parashikon harta e re gjyqësore
Këshilli i Lartë Gjyqësor prezantoi hartën e re gjyqësore më 28 dhjetor të vitit të shkuar, ku parashikohet që në të gjithë vendin të ketë 12 gjykata të Shkallës së Parë, një gjykatë Apeli dhe dy gjykata Administrative të Shkallës së Parë. Kjo nismë u ndërmor për shkak të kolapsit në gjykata si pasojë e procesit të vetingut.
Ndërkohë, Gjykata e Matit do i bashkohet Dibrës; gjykatat e Kavajës dhe Krujës do t’i bashkohen Durrësit; Gjykata e Lushnjës do të shkojë në Fier; Gjykatës së Gjirokastrës do t’i bashkohen gjykatat e Sarandës dhe Përmetit; Tropoja do bashkohet me Gjykatën e Kukësit; Pogradeci me Gjykatën e Korçës; Kurbini do t’i bashkohet Gjykatës së Lezhës dhe Gjykata e Pukës do të bëhet pjesë e Gjykatës së Shkodrës. Ndërkohë, do të ketë vetëm dy Gjykata Administrative, një në Tiranë që mbulon veriun dhe tjetra në Lushnje që mbulon Jugun, ndërsa Apeli Administrativ do të jetë një e vetme në kryeqytet.
tv6+1vlora
Discussion about this post