Bojkoti i avokatëve pas propozimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor për hartën e re gjyqësore ka shkaktuar kaos në shumë gjykata të vendit. E sotmja do të jetë një ditë bojkoti në gjykatat e rretheve Shkodër, Lezhë. Durrës, Lushnjë, Vlorë, Gjirokastër dhe Korçë.
Burime bejne me dije se kreu i dhomës së avokatisë Maksim Haxhia në një komunikim konfirmoi se javën e ardhshme do të mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës së Avokatisë dhe me shumë gjasë në bojkot do të jetë e gjithë Shqipëria.
Një problematikë thelbësore gjatë këtij bojkoti janë masat e sigurisë dhe vleftësimi i arrestit, seancë e cila nuk mund të kryhet pa prezencën e avokatit mbrojtës. Por duke qenë se sipas ligjit dhe Kushtetutës vleftësimi i arrestit duhet të bëhet brenda 72 orësh në Gjykatë, në rast të kundër arrestimi quhet i paligjshëm atëherë rrezikohet që disa dhjetëra të arrestuar të lirohen.


Mospjesëmarrja e avokatëve në një seancë gjobitet nga 5 deri ne 50 mijë lekë. Gjobat i vendos gjykata kur avokat është i zgjedhur dhe i ekzekuton Dhoma Kombëtare e Avokatisë, e cila në këtë rast është organizatore e bojkotit. Situata duket e rëndë, ndërkohë që qeveria vetëm sa e ka dënuar këtë bojkot.
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja tha dje se protesta që po zhvillojnë avokatët kundër hartës së re gjyqësore është e papranueshme, pasi po u mohojnë qytetarëve aksesin në drejtësi. Manja ‘këshilloi’ avokatët që të shohin rrugën e përballjes ligjore, pas miratimit të hartës së re gjyqësore, ndërsa shtoi se janë marrë në konsideratë sugjerimet e tyre. Manja tha se Dhoma e Avokatisë nuk mund t’i heqë askujt licencën e avokatit nëse shkon në seancë, pasi nuk ka asnjë bazë ligjore.
13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe 1 gjykata apeli për të gjithë vendin. Ky është përfundimisht propozimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor për Harten e re Gjyqesore në vend pas muajsh konsultimesh me grupet e interesit. I vetmi ndryshim nga propozimi i kaluar është se është shtuar një gjykatë e shkallës së parë në Sarandë që me propozimin e kaluar ishte hequr. KLGJ ka miratuar draftin i cili tashmë pritet të kalojë për mendim në Këshillin e Ministrave, Këshillin e Lartë i Prokurorisë, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Financave.
tv6+1vlora
Discussion about this post