Jeni kuriozë të dini si mund të duken impiantet e gjirit pasi hiqen? Një grua në Tik Tok na e shoi edhe këtë kuriozitet pas vendimit për t’i hequr pas 13 vitesh. Ajo u habit kaq shumë me pamjen e tyre sa vendosi ta ndante me ndjekësit e saj në platformën sociale.
“Mbajta implante për 13 vite, fillova të vuaja nga kaq shumë simptoma sa asnjë mjek nuk dinte në çfarë të vinte gishtin. Ndaj vendosa që në Nëntor 2020 t’i hiqja. Shikojini. Këto futen brenda trupit të njeriut. Shiheni mykun. Nuk është çudi që gratë hasin kaq shumë ndërlikime. Është e pështirë”, thotë Bunnie Deford.
Në video, shihen qartazi pjesë të bardha si push që lundrojnë brenda qeskave të mbushura me solucion, të cilat duken edhe si të turbullta për shkak të njollave të verdha.
“Ishte vendimi më i mirë që kam marrë. Të gjitha simptomat u zhdukën, përveç ankthit. Gjithashtu ndihem me më shumë vetëbesim. Ju lutem, flisni me dikë nëse mendoni se implantet tuaja po ju shkaktojnë probleme. Nuk ka pse të vuajmë në misionin tonë të përsosmërisë, vajza”,e mbyll ajo.
Videoja, përveçse ka marrë vëmendje në rrjet, ka ndryshuar edhe mendjen e komentueseve që janë shprehur se e kishin menduar një ndërhyrje të tillë.
Sipas “Cancer Research”, gratë që i nënshtrohen një operacioni për rritjen e gjoksit, mund të sëmuren nga një lloj i rrallë i limfomës së gjoksit, por që fatmirësisht mund të trajtohet me heqjen e saj dhe të implantit
tv6+1vlora
Discussion about this post