Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar spotin e protetës së thirrur për t’u mbajtur ditën e enjte para parlamentit.
“Parlamenti dëshmoi se janë shumë më afër me bandat, krimin se sa me tempullin e demokracisë. Prania juaj këtu i detyroi të largohen nga Parlamenti, herën tjetër do duhet t’ju marrin leje ju”, thuhet në spot.
“Shqipërisë i dalim zot!
E enjte, ora 10:00, para parlamentit!”, shkruan Berisha në videon e publikuar në Facebook.
Dy ditë më parë u mbajt një tjetër protestë parlamentit, ku qytetarët kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa kryetarja e kuvendit Lindita Nikolla ndërpreu seancën për shkak të situatës së krijuar nga opozita në kuvend.
Discussion about this post