Kuvendi rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike për debat me Kryeministrin Edi Rama. Votimi erdhi pasi Kryedemokrati Sali Berisha bllokoi foltoren e Kuvendit duke kërkuar debat me Kryeministrin, pas arrestimit në SHBA të ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal.
Pjesë nga debati:
Taulant Balla: Zonja kryetare unë mendoj që respektimi i rregullores duhet të jetë një çështje themelore. Sa i përket kërkesës me dhunë, pikësëpari është e pabazuar në rregulloren dhe e dyta është një farsë politiko-mediatike për të shmangur vëmendjen nga loja ruse e PD dhe vjen në këtë moment për të shmangur vëmendjen nga faktet e reja tronditëse për 21 janarin. Çështja që i referohet non grata i madh i Amerikës është një çështje që po hetohet. Në thelb problemi lidhet me sa si dhe qysh e ka zbatuar detyrën zyrtari. Në rastin konkret drejtësia amerikane ka 0 akuza qoftë për kryeministrin apo anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar. Propozoj rrëzimin me votë të kërkesës për ndryshim të rendit të ditës.
Lindita Nikolla: Hedhim propozimin, kush është kundër?
Sali Berisha: Nuk e kaloni dot ju në këtë mënyrë McGonigalin.
Lindita Nikolla: Numëroni votat pro ju lutem, kartonët ju lutem. Uluni në vend, ngrini kartonët.
Sali Berisha: S’ka vlerë, turp të keni! Nuk shpëtoni dot nga kjo, nuk kalohet. Ka interesa kombëtare këtu.
Lindita Nikolla: Propozimi për ndryshim të rendit të ditës nuk miratohet.
Taulant Balla: Në konsultim me Komisionin e Ekonomisë mendoj se duhet miratuar nga seanca plenare për të kaluar nga rendi i sotëm në seancën pasardhëse ligjin.
Discussion about this post