Monika Kryemadhi u është përgjigjur interesit të mediave fill pas seancës paraprake që u zhvilluar në SPAK, për çështjen e ish-bashkëshortit të saj, por ku dhe vetë deputetja e Partisë së Lirisë është palë, sepse akuzohet për tre vepra penale. Ajo i është përgjigjur interesit të gazetarëve dhe ka sqaruar një për një faktet penale të dosjes.
Newsbomb.al sjell më poshtë të plotë të gjithë deklaratën, pretendimet e Monika Kryemadhit, historinë e vërtetë të vilës në zonën e Rolling Hills në Tiranë, ligjin special dhe kompaninë e kushëririt të saj, Ardian Shatku.
Seanca e nisur prej orës 09:30 të kësaj të mërkure në Prokurorinë e Posaçme, me përfaqësues të akuzës prokurorët Altin Dumani, Sotir Kllapi dhe Arben Kraja, si dhe gjyqtar paraprak Erion Çelën, është shtyrë për në orën 13.30, pasi të akuzuarit kanë kërkuar kohë të njihen me aktet e dosjes.
Pyetje-përgjigjet E Monika Kryemadhit me gazetarët përpara SPAK:
– Monika Kryemadhi: Sapo pash tre muskujtjerët e drejtësisë së Edi Ramës, Altin Dumani, Sotir Kllapi dhe Arben Kraja, si dhe gjyqtarin Erion Çela. Ishte eksperienca ime e parë në një sallë gjyqi dhe pati një mashtrim nga prokurori Arben Kraja, kur tha se Ilir Meta është marrë në mënyrë normale dhe ka pranuar aktin. Ju e keni parë që ai u rrëmbye.
Kërkuam të njiheshim me aktet e thashethemeve. Bujaria e gjyqtarit të drejtësisë së kastruar të Edi Ramës na la vetëm tre orë. Tani dosjen që ju keni shpërndarë në media, që në fakt qoftë prokuroria dhe qoftë gjykata, kanë shkelur ligjin për nxjerrjen e sekretit hetimor.
Kjo godina këtu mbrapa nuk është drejtësia e re, por është departamenti i mashtrimit të Edi Ramës. Të jeni të bindur se sot kam kuptuar që veglat njëpërdorimshme të Edi Ramës, nuk ka më asnjë shpresë për një sistem drejtësie të kapur, të manipuluar dhe kriminal.
A ishte i qetë sot zoti Meta në sallë?
– Nuk flas fare për zotin Meta. Sot ata kanë bërë përsëri një provokim shumë të hapur për mua dhe familjen time, sepse ata e dinë shumë mirë marrëdhënien time personale me zotin Meta dhe në mënyrë të qëllimshme na kanë futur të dy në një sallë, për të marrë masa arresti në grup, kur nga ne duhet ta marrë masën në mënyrë individuale. Asnjë nga ne nuk është i akuzuar, por jemi të akuzuar. Poshtërsia e tyre më e madhe është se ata për të larguar vëmendjen nga Encro Chat, kërkojnë të bëjnë një shoë edhe mediatik edhe politik, edhe emocional.
Çfarë qëndrimi mbajtën prokurorët e SPAK?
– Po ku kanë bythë me fol ata mo?! Ku flasin dot pa lejen e Edi Ramës ata?! Arben Kraja e ka mbesën drejtoreshë prokurimesh në Bashkinë e Tiranës, për inceneratorin e Tiranës?! A ka që në 2021 që kam bërë unë padi për inceneratorin e Tiranës, keni parë të ndodhi ndonjë gjë?! Vazhdojnë paguajnë para ata përditë.
U shpreh me tone kërcënuese zoti Meta në SPAK?
– Zoti Meta, për mua sikur i përkëdheli ata, jo sikur i kërcënoi.
Zonja Kryemadhi, çfarë ndodhi që ju një javë më parë ishit besimplot te SPAK?
– Anila ju keqkuptoni, keni një problem. Unë nuk jam besimplot në SPAK dhe as te drejtësia e Romana Vlahutin. Të gjithë këta të BKH që janë këtu, i dini ju kush i ka trajnuar?! Burri i Romana Vlahutin, shikoni gjëmoni paranë, ai i ka trajnuar anëtarët e BKH-së.
Ju keni bërë disa blerje?
– Çfarë blerjesh kam bërë unë?! 3.000 euro. Edhe këtë xhaketën Michel Kors e kam unë, me lekët e mia e kam blerë. Mos e kam blerë gjë me lekët e Edi Ramës, apo me lekët e tua, apo të SPAK?! Unë nuk e kam fustanin si Ajola Xoxa që e vesh Dolce Gabbana dhe thotë ma ka bërë gjyshja. Në rregull?! Nuk kam bileta avioni që janë mbi 200 mijë euro.
Tjetra, që ta dini nuk kam frikë unë për të deklaruar paratë e mia dhe të prindërve të mi. I kam të deklaruara dhe të fituara. Kam lindur në Tiranë në 1974 dhe nuk kam ardhur as në 2010, as në 2013, as në 2015. Kam mbaruar universitetin, master, kam bërë doktoraturë. I kam bërë të gjitha me forcat e mia. Meqë zotëria pyet për deklarimet, unë nëse do kisha para për të fshehur, nuk do përdorja karta bankare që lënë gjurmë, por do kisha përdorur para cash.
Një nga pikat kryesore të akuzës është që ju keni ndërhyrë për miratimin preferencial të një ligji në emër të një biznesmeni shqiptar. A mund të na e sqaroni këtë çështje? Dhe së dyti, një tjetër dyshim ndaj jush lidhet pikërisht me një ndikim të mundshëm për fibrën optike?
– Të më fali shumë zoti Samir Mane, por tashmë ja keni përmendur ju të gjithë. Unë zotit Samir Mane i kam shitur një shtëpi që kemi pasur në Qerret në 2006, në vlerën 300.000 euro dhe këto janë bërë të gjitha me kontratë sipas ligjeve të asaj kohe. Në 2014, është një ligj që e ka kërkuar Vali Bizhga, kryeshefe e kabinetit të Edi Ramës, e cila është nga qeveria shqiptare për unifikimin e funksionimit të të gjitha kompanive që merreshin me galeritë e minierave.
Sepse ju e dini shumë mirë sesi ka qenë e copëzuar historia e prodhimit dhe përpunimit të kromit apo mineraleve në Shqipëri. Duhej bërë një ligj që unifikonte të gjithë legjislacionin, që nuk e ka kërkuar Samir Mane. Samir Mane kishte pjesë të sindikatës në biznesin e vetë një sindikatë minatorësh, ndërkohë që Përparim Spahiu kishte propozuar në emër të LSI, Statusin e Minatorit. Shikoni sesi sot minatorët akoma vazhdojnë e protestojnë.
Është bërë një mbledhje e Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese. Unë isha anëtare, Genc Ruli nënkryetar dhe Eduard Shalsi Kryetar. Ky ligj është bërë për unifikimin dhe vendosjen e një rregullatori për rregullat e sigurisë, të sigurimeve dhe e treta për disa procedura të tjera që ishin për formalizim. Nuk e mbaj mend a ka shkuar apo s’ka shkuar ligji, por nuk ka të bëjë ligji që Samir Mane më paska dhuruar mua një vilë për këtë gjë.
A po, unë kam dashur të marrë një shtëpi te Samir Mane, te Rolling Hills, kam shkuar e kam parë pa dijeninë e Ilir Metës. Kam shkuar e kam para me mamanë time, se të gjithë ju e dini që unë jetoj me mamanë time.
Kemi shkuar e kemi parë dhe kemi diskutuar ta marrim mos ta marrim, me bashkëshorten e zotit Samir Mane. Të më falin shumë që po i përmend, po kjo punë kështu vajti, thashetheme.
Ambasadori grek në atë kohë takon Ilir Metën dhe i thotë zoti Meta do jemi komshi bashkë. Ku do jemi komshi i thotë ai, se unë jetoj te Blloku, do vish në Bllok ti?! Jo tha ai, te Rolling Hills. Ç’Rolling Hills mo?1 Po do merrni një shtëpi ju atje.
Ilir Meta vjen në darkë në shtëpi dhe më thotë mua më ka thënë ambasadori grek kështu kështu kështu. Po i thashë unë, kam shkuar e kam para, për të marrë një shtëpi, të ikim nga kjo shtëpi këtu se zhurmë e madhe. Nuk mund të marrësh asnjë gjë, sepse ti në radhë të parë do të më pyesësh dhe mua kur bëhet fjalë për shtëpi. Dhe unë i kam nisur një mesazh zonjës, i kam thënë motra anuloje se nuk do ta marrim.
Tjetra është vila që ju thoni për Baton Haxhiun dhe tjetra është, të më fali shumë pronari që e ka sot, në atë vilë sot jeton i lumtur Shefqet Kastrati. Që do e merrja unë dhe SPAK ka ngritur akuza për të arrestuar me burg Ilir Metën. Kjo është historia e ligjit të Samir Manes. Dhe, më vjen shumë keq që unë kam 7-8 vjet që nuk flas me të. Edhe kam bërë shumë gabim që nuk flas. E kanë thirr nja 10-15 herë këtu për mua, i kanë bërë presione pafund, e kanë intimiduar, i kanë krijuar probleme dhe në biznesin e tij. Të më fali por kjo punë kështu qenka mor vëlla, kur s’i pëlqen Edi Ramës i terrorizon bizneset.
– Tani do flas për fibrën optike. Ka bërë një deklaratë dje zotëria që ja ka dhënë zotit Fevziu dhe e ka shpërndarë. Ai është kushëriri im (Adrian Shatku), është një biznesmen shumë i suksesshëm në Amerikë dhe gjithë botën. Ka dashur të vijë në Shqipëri në 2003, kur Monika Kryemadhi s’ka qenë asnjë gjë. Biznesi i tij nuk ka lidhje me politikën.
Ka marrë një leje të fibrës optike nënujore nga Genc Pollo dhe Sali Berisha, me ligj, nuk ia ka dhënë Monika Kryemadhi, as Ilir Meta. Sa për dijeni, Ilir Meta ka shkuar shumë keq me këtë kushëririn tim. Ilir Meta me familjen time nuk ka pasur asnjë lloj marrëdhënie. Zotit Shatku në gjithë këtë histori, ti sot e kësaj dite e ke monopol fibrën optike. Ai ka shkuar ka bërë kërkesë si gjithë të tjerët.
Aty thuhet që ju keni përdorur kartat e kreditit të zotit Shatku?
– Unë para nja tre muajsh isha me delegacion me parlamentin shqiptar dhe na solli avioni i Austrian Airlines deri në Tiranë dhe na ktheu mbrapsht në Vienë. Gjithë delegacioni shqiptar ngelëm në orën 4 të mëngjesit në Vienë. Unë pagova hotelin për gjithë delegacionin me kartën time të kreditit dhe mi ktheu Parlamenti lekët mbas një muaji. DO të thotë kjo që do t’i marrësh të pandehur Ed Palokën, Salianjin dhe të tjerët se kanë përdorur kartën time?!
Cilat janë marrëdhëniet tuaja konkrete me zotin Shatku?
– Problemet që ai ka pasur, unë e kam prezantuar me kryeministrin Edi Rama, ministren Milena Harito, sepse kishte një rezistencë në atë kohë nga Ministria e Transportit për të mos prishur monopilin. SPAK gënjen. Unë nuk e kam përdorur kartën e kreditit të zotit Shatku.
Operacioni, fëmijët, shpenzimet, ka disa faza aty?
– Unë kam deklaruar çdo gjë, ndaj po them se mënyrën sesi ata e kanë bërë, është gjyq publik për të gjetur dhe viktima të tjera për t’i përdorur. Po them dhe një gjë tjetër: Edi Rama, a e ka deklaruar se kush e ka paguar kurimin e djalit të tij në Amerikë? Le të përgjigjet, kurse unë për fëmijët e mi kam deklaruar çdo ndërhyrje mjekësore.
Ju dolët nga salla dhe shkuar në një ambient tjetër, ju shqetëson qëndrimi në një ambient me Ilir Metën?
– Po patjetër, më shqetëson prezenca me Ilir Metën në një sallë, sepse është provokim.
Ju akuzoheni se keni fshehur pasurinë? Ju jeni trajtuar me lehtësi për shkak të problemeve shëndetësore?
– Ai thotë që unë kam fshehur vilën ku jeton Çet Kastrati. Ku jeton Çet Kastrati, thotë që e kam fshehur unë, një vilë që unë nuk e kam marrë.
Për trajtimin mjekësor nuk është e vërtetë. Unë trajtimin mjekësor e kam filluar që nga 2013, që jam konstatuar me kancer në qafën e mitrës, deri kur kam bërë operacionin final në 2019. Mbasi kam pasur tre ndërhyrje, në 2019 unë jam operuar dhe kam kaluar një gjendje shumë të vështirë. Normal që çdo vit kontrollohem, bëj analizat kancerogjene dhe ndiqem nga mjeku, në spitalin shtetëror të San Marinos. Unë nuk jam e sëmurë.
Discussion about this post