Dashi – Një Saturn i fuqishëm në shenjën miqësore të Ujorit, sot propozon kthesa me fat nga të gjitha këndvështrimet, veçanërisht nëse keni lindur në prill. Ndjeni erën e ndryshimit që po vjen dhe rinovoni pamjen tuaj të jashtme. Disa probleme shfaqen në punë.
Demi – Pozicioni planetëve ju frymëzon vlera të thella dhe ndjenja të shëndosha. Keni në dispozicion Uranin që garanton një marrëdhënie të lumtur dhe lehtëson realizimin e disa ëndrrave tuaja në karrierë ose ju ndriçon të dalloni gjithmonë anën pozitive të punës tuaj, edhe në vështirësi.
Binjakët – Konfigurim shumë i favorshëm planetar nga këndvështrime të ndryshme. Niveli i gjallërisë dhe disponimit mbetet i shkëlqyer. Në të njëjtën kohë, vihen në lëvizje shumë mundësi që u japin ajër fushave të ndryshme të jetës suaj.
Gaforrja – Jupiteri ende armiqësor ju bën të kaloni ulje-ngritje humori. Asgjë serioze, në fakt: shumë trupa qiellorë formojnë kënde harmonike me shenjën tuaj dhe ju vendosin në një kornizë të përgjithshme të qetë sot. Në çdo rast, Mërkuri në Dem ju lejon të organizoni veten në punë.
Luani – Një grup i madh planetësh ju mbështet duke minimizuar disa aspekte qiellore, si për shembull disa pengesa në rutinën e përditshme. Dielli dhe Hëna në shenjën e Binjakëve, lehtësojnë çdo tension dhe ju bëjnë të kuptoni se ndonjëherë është mirë të ëndërroni!
Virgjëresha – Nisni një muaj të ri plot lulëzim dhe energji të mirë planetare që lartëson virtytet tuaja logjike dhe racionale. Mërkuri në shenjën e kujdesshme dhe analitike të Demit ngre nivelin e kthjelltësisë tuaj; Plutoni nga Bricjapi vazhdon të ruajë shkallën e përqendrimit racional.
Peshorja – Dielli mund të bëjë ndalesa të përkohshme në rrugën tuaj profesionale, veçanërisht nëse festoni ditëlindjen nga 24 deri më 29 shtator. Guximi juaj është burimi më i mirë që do t’ju lejojë të ktheheni në rrugën e duhur; sepse edhe këtë herë do të mund të prisni me durim dhe pa humbur vullnetin.
Akrepi – Një ditë që fillon mirë me Neptunin jashtëzakonisht të dobishëm për t’ju garantuar qartësi mendore dhe aftësi konkrete organizative, veçanërisht në sferën familjare. Plutoni në shenjën racionale të Bricjapit ju mbështet në profesion dhe planet e tanishme.
Shigjetari – Negativiteti i Hënës te Binjakët ju sugjeron të jeni më të tërhequr. Me përkushtimin që ju karakterizon, ndiqni familjen dhe bashkëjetuesit, duke përdorur ndjeshmërinë. Jupiteri, planeti i parave, por edhe i burimeve emocionale formon një aspekt shumë pozitiv me shenjën tuaj.
Bricjapi – Qielli i fillim muajit ku takojmë Mërkurin në shenjën miqësore të Virgjëreshës ndikon për të ribalancuar “fatet tuaja astrologjike” dhe për t’ju dhënë drejtësi për disa çështje familjare që ju kishin mbajtur kohët e fundit pezull. Nën shoqërinë e Mërkurit do të minimizohen disa mosmarrëveshje që keni pasur me partnerin.
Ujori – Parashikim pozitiv astrologjik që sheh një Diell në shoqërinë e Hënës në shenjën miqësore të Binjakëve, për t’ju bërë më inteligjentë dhe më gazmorë se zakonisht. Është Hëna e Binjakëve që dëshiron t’ju bëjë të hidheni në çdo mundësi të mirë sentimentale dhe erotike që ndodh, por merrni kohë për të reflektuar përpara se të vendosni.
Peshqit – Mërkuri është shumë harmonik për ju në shenjën e Demit sot dhe ju ndihmon në situata të ndryshme. Dielli dhe Hëna nuk ju bëjnë të qëndroni të qetë, siç ju pëlqen zakonisht. Plutoni këshilltar i shkëlqyer nga Bricjapi ju fton të tregoheni të matur dhe të provoni të gjitha lëvizjet përpara se të besoni.
tv6+1vlora
Discussion about this post