Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj foli në lidhje me procesin e presidentit, në kohë kur opozita humbi shansin për të dhënë emrin për kandidat në raundin e tretë.
Alibeaj tha se vendi humbi mundësinë për të zgjedhur një president dinjitoz mbi palët e partive.
Duke hyrë në seancën plenare, Alibeaj u shpreh se Rama siç bën gjithmonë, u tërhoq nga pakti dhe se i tërhoqi fjalët që tha për të arritur në negociata në PD.
“Ne ofruam rregullat e lojë për të pasur një presidnet me dinjitet. Tani nuk do të jetë Presidenti i Shqipërisë, por i njërës pjalë. U pa qartë që nga ana e Ramës ndodhi ajo që ai di të bëjë gjithmonë, të tërhiqet nga fjala. Për shkak të ndryshimeve famëzeza të 2008 Presidenti zgjidhet me 71 vota. Humbëm një rast për ti dhënë Shqipërisë një institucion që do duhet të kishte legjitimitetin e palëve, që më vonë të ishte i tillë që sa herë të kishte sfida, të qëndronte në mënyrë serioze në lartësinë e detyrës. Ne e qartësuam mirë vendimin tonë, një proces që do ecte hap pas hapi Kështu do kishim një president, që kushdo që t’i sulej apo joshte të qëndonte me dinjitet në lartësisë e detyrës.
Nuk është president tangoje sic u tha është president i shqiptarëve. E dinim qartë që në fillime kemi thënë se ne do marrim pjesë, për të hequr dorë nga bojkoti. Qofte edhe për faktin për ti grisur maskën e hipokrizisë se donin gjasme presidentin ta zgjidhnim së bashku” tha Alibeaj ndër të tjera.
tv6+1vlora
Discussion about this post