ulian Nagelsmann nuk është më trajneri i Bayern Munich. Raportet nga Gjermania dhe nga eksperti i merkatos Fabrizo Romano bëjnë me dije se bavarezët kanë vendosur të shkakrojnë trajnerin 35-vjeçar, pas paraqitjeve jo të mira në kampionat.
Disfata 2-1 me Bayer Leverkusen solli edhe humbjen e vendit të parë nga kampionët në fuqi të Gjermanisë, çka solli edhe reagimin e drejtuesve të klubit.
Nagelsmann u ul në stolin e Bayern në qershorin e 2021 dhe e drejtoi ekipin në 84 ndeshje, për një mesatare 2.31 pikë për ndeshje. Edhe pse kontrata skadonte në 2026, Bayern pritet të zyrtarizojë sot largimin e trajnerit.
Tanimë do jetë Thomas Tuchel zëvendësuesi i Nagelsmann në stolin e bavarezëve. 49-vjeçari pak muaj më parë u shkarkua nga Chelsea, teksa e njeh mirë elitën gjermane pasi ka qenë trajneri i Augsburg, Mainz dhe Dortmund, aty ku me verdhezinjtë fitoi Kupën e Gjermanisë. Veç tyre, Tuchel bëri mirë edhe në drejtimin e PSG-së dhe Chelsea-s.
Discussion about this post