Pavarësisht humbjes kundër Barcelonës mbrëmjen e djeshme me rezultatin 0-1, trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti u shpreh se skuadra e tij nuk e meritonte humbjen pasi luajti me mirë se katalanasit.
Është një rezultat shumë i keq. Nuk ishte e merituar sepse luajtëm mirë nga ana jonë dhe me intensitet. Ne nuk e lejuam Barcelonën të luajë si të dojë, ata kanë pasur një bllokim shumë të ulët, ne kemi bërë shumë presion”-tha trajneri italian.
Ai tha se një problem ishte edhe mbrojtja e fortë e Barcelonës që pavarësisht rasteve të madrilenëve arritën të mbanin të paprekur portën e tyre.
“Loja në këtë kuptim është e mirë, por ne na mungonte produkti përfundimtar. Ishte e vështirë për të kërkuar një mundësi, por ata kanë një mbrojtje shumë të fortë pas tyre. Ne futëm shumë në lojë, por pa sukses”-përfundoi Ancelotti.
Pavarësisht fitores së Barcelonës në ndeshjen e parë në kuadër të gjysmëfinales së kupës të mbretit, pritet që gjithçka të vendoset në Camp Nou ku do të luhet ndeshja e dytë pas 5 javësh.
Discussion about this post