Një 39 vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Vlorës pasi dyshohet se i vuri zjarrin një dyqani në pronësi të biznesmenit F.V dhe më pas tentoi t’i digjte dhe automjetin.
Sipas Policisë mësohet se në kërkim është shpallur shtetasi Q.M.
Ky shtetas dyshohet se në orët e para të mëngjesit i ka vënë zjarrin një dyqani shumice me mallra industrialë që ndodhet në lagjen “Hajro Çakërri”. Dyqani është në pronësi të F.M, 65 vjeç, në të cilin janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Policia bën me dije se gjithashtu ai ka tentuar të djegë dhe një automjet të tipit “Toyota” në pronësi të këtij shtetasi që ndodhej pranë banesës së tij në lagjen “Uji i Ftohtë”. Ende nuk dihet arsyet pas veprimit të 39 vjeçarit të shpallur në kërkim.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, pas veprime të shpejta hetimore, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, të shtetasit Q. M., 39 vjeç, banues në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë.
Ky shtetas, në orët e para të mëngjesit, dyshohet se në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, i ka vënë zjarrin një dyqani shumice me mallra industrialë, në pronësi të shtetasit F. V., 65 vjeç, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Gjithashtu, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në afërsi të baneses të shtetasit F. V., ka tentuar të djegë edhe automjeti e markës “Toyota”, po në pronësi të këtij shtetasi. Vijon puna puna për kapjen e shtetasit Q. M. dhe venien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.
Discussion about this post