Shqiptarët po mundohen të gjejnë rrugë nga më të ndryshmet për të shkuar në Britani. Kështu është edhe historia e një shqiptari i cili u përpoq të hynte ilegalisht në Britani duke u futur brenda një arkivoli.
Djaloshi 17-vjeçar u gjet brenda arkivolit prej druri, i cili i ishte vidhosur kapaku. Gjetja erdhi gjatë një kontrolli rutinë të një furgoni nga oficerët francezë të kufirit afër Dunkirkut.
I mituri shqiptar , i cili nuk mund të identifikohet për arsye ligjore, tha se kishte paguar 9 mijë paund për një kalim në Britani me furgon.
Ai i tha një gjykate: “U futa në arkivol në një stacion shërbimi autostrade në Steenvoorde (Franca veriore) dhe më pas u kapa. Duhet të kem qenë brenda për të paktën një orë në kohën kur furgoni u ndal”.
Shoferi, rumuni tha se kishte marrë 4 mijë dollarë dhe u dënua me 6 muaj burg.
Discussion about this post