Një ngjarje e rëndë ndodhi pak pas mesnatës në Greqi ku një shqiptar mbeti i vdekur aksidentalisht pas një sherri të një grupi me origjinë shqiptare.
Një nga banorët e zonës tha për medat greke se u dëgjuan 5-6 të shtëna me armë, pak para se të vdiste, ndërkohë viktima ishte i shtrirë në tokë dhe po fliste me një vajzë.
Ai tregoi se pas ngjarjes së rëndë situata ishte kaotike ndërsa rrëfeu momentin kur pa autorët të largoheshin me shpejtësi nga vendngjarja.
“Dëgjova 6 apo 7 të shtëna, u hodha jashtë dhe pashë njerëz. Viktima ishte shtrirë dhe fliste me një vajzë Dola jashtë, ishte kaos, e pashë njeriun të rënë. Një makinë është larguar me shpejtësi dhe i kanë bërtitur shoferit “ik, ik””, tha për protothema.gr një banor i zonës.
Ngjarja e rëndë ndodhi mesnatën e mbrëmshme në Nea Joni, Greqi, në një kafe me nargjilë, një shqiptar mbeti i plagosur, ku dhe më pas fatkeqësisht ndërroi jetë në spital.
Gjithçka ka nisur kur një grup prej shtatë shqiptarësh kanë mbërritur në kafene dhe kanë nisur të debatojnë pa u ulur.
Më pas të shtatë dolën në rrugë jashtë kafenesë ku njëri prej tyre duke nxjerrë armën dhe duke qëlluar.
Për pasojë, shqiptari, i cili sipas imazheve të para që ka pasur policia nuk kishte lidhje me grupin e bashkatdhetarëve të tij që u përleshën, mbeti i plagosur në kockë të klavikulës dhe më pas ndërroi jetë në spital.
Discussion about this post