Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka shprehur shqetësimin për borxhin publik dhe ekonominë shqiptare, bazuar edhe në krizën ndërkombëtare.
Në një deklaratë për mediat nga selia e partisë, Meta akuzoi qeverinë për papërgjegjshmëri.
“Rritja e çmimeve dihet që është galoponte. Kjo papërgjegjshmëri në menaxhimin e kësaj situate po çon në një kolaps gjithnjë e më të madh të ekonomisë shqiptare dhe familjare. Kemi hyrë në krizë të konsumit, ku si 7-mujor importet kanë rënë. Në 7-mujorin e parë të këtij viti kemi importuar 20% më pak minerale dhe lëndë djegëse. Çështja e borxhit është më alarmante se kurrë, ndërkohë që shohim se ka angazhime të fshehura të qeverisë për të ndërtuar porte të reja dhe aktivitete të tjera që do rëndonin më të tepër situatën”, tha Ilir Meta.
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/732876484448521
tv6+1vlora
Discussion about this post