Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Meta është parë i vetëm teksa ka hyrë në ambientet e SPAK.
I pyetur nga gazetarët, Meta është shprehur se është thirrur nga SPAK, por pa dhënë më shumë detaje.
“Do takoj Dum Dumanin, se këtu s’duhet të përmendësh emrin e Ramës. E njeh Dum Dumanin ti? Është ai që nuk prek dosjen e McGonigal”, tha Meta ndër të tjera.
Kujtojmë që ditën e djeshme në SPAK u paraqit dhe deputetja e PL, ose bashkëshortja e Metës, Monika Kryemadhi.
Ajo qëndroi për 5 orë në SPAK. Në një prononcim për mediat, ajo sqaroi se është thirrur për të dëshmuar si person në dijeni për një kallëzim të bërë nga Erion Veliaj.
Ishte hera e dytë që deputetja thirret në SPAK. Më herët, ajo i është përgjigjur pyetjeve të prokurorëve të posaçëm dhe ka dorëzuar fakte të reja për inceneratorët.
Më 11 prill, në ambinetet e SPAK u thirr për të dëshmuar për pasurinë edhe nëna e Monika Kryemadhit. Në një prononcim për gazetarët, pas daljes nga SPAK, Fatime Kryemadhi ka deklaruar se është marrë në pyetje për pasurinë.
Discussion about this post