Pas takimit me Sali Berishën në selinë e PD, kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta vijoi akuzat ndaj Edi Ramës se korrupton zyrtarë të lartë kundër demokracisë. Meta tha se kanë marrë një vendim që do ta bëjë publike vetë Berisha.
Po ashtu u shpreh se regjimit të Edi Ramës do t’i përgjigjen me protesta dhe me zgjedhjet e 14 majit.
“Demonstrimit të qartë se si Edi Rama korrupton zyrtarët e lartë të shteteve partnere për ti përdorur kundër demokracisë, kundër shtetit të së drejtës me qëllim instalimin e kleptokracisë në vendin tonë dhe dëbimin e shqiptarëve që duan shtet të së drejtës dhe të respektohen të drejtat e tyre.
Ne do ecim në rrugën e protestave dhe zgjedhjeve. Protestat dhe zgjedhjet do i japin fund këtij regjimi të korruptuar që është kërcënim jo vetëm për vendin tonë. Rekordet janë tronditëse që nga shpopullimi,jemi vendi më i korruptuar, pagat janë 40% më pak se vendet fqinje.
Kemi rënë dakord për shumë çështje të rëndësishme. Mbështesim plotësisht PD në të gjithë kërkesat e saj të drejta dhe ligjitime”, tha Meta.
Discussion about this post