Shqipëria, i vetmi vend që i hapi dyert”
Nga Doha kreu i FIFA-s, Gianni Infantino, falenderoi edhe një herë Shqipërinë për kontributin që dha gjatë krizës afgane dhe në mënyrë të veçantë në strehimin e dhjetëra sportistëve afganë që iu larguan regjimit taleban. Infatino deklaroi se Shqipëria ishte i vetmi që i hapi dyert refugjatëve afganë pa u menduar dy herë.
“I vetmi vend që tha na i sillni këtu, pasi e dinë se çfarë është të vuash dhe të ikësh nga vendi yt, ishte Shqipëria. Miku im Edi Rama tha, ata janë të mirëpritur këtu për të ndërtuar të ardhmen. Shqipëria i hapi dyert, nga të gjithë vendet Shqipëria i hapi dyert, refugjatëve afganë të cilët largoheshin, pasi luanin futboll në Afganistan”.
Kjo nuk është hera e parë që FIFA vlerëson kontributin e Shqipërisë sa i përket pritjes që u bëri afganëve. Më herët numri një 1 i FIFA-s ka falenderuar kryeministrin Edi Rama për ndihmën që dha në mision humanitar dhe për zhvendosjen e sigurt të këtyre anëtarëve të komunitetit të futbollit në rrethana të tilla sfiduese.
Në Shqipëri u strehuan mbi 2 mijë afganë që u larguan nga vendi i tyre, një pjesë e tyre ishin edhe sportistë dhe përfaqësues të kombëtares afgane.
Discussion about this post