115 mijë tonë qumësht është sasia totale e qumështit të grumbulluar për vitin 2021 duke pësuar një rënie me rreth 4 mijë tonë se sa vitit 2020, që ishin grumbulluar 119 mijë tonë qumësht.
Sipas raportit të INSTAT sasia e grumbulluar e qumështit të lopës për vitin 2021 është rreth 94 mijë tonë, ose 7.4% më pak krahasuar me vitin 2020, vlerë e cila ishte e pritshme edhe për shkak se gjatë vitit të shkuar ka një reduktim të numrit të lopëve me11 mijë krerë më pak. Por ndryshe ka ndodhur me sasinë e grumbulluar të qumështiti të deles dhe të dhisë.
INSTAT raporton se sasia e grumbulluar e qumështit të deles është rritur 26,3 % duke u grumbulluar në total 13 mijë tonë qumësht, nga 10 mijë që ishin në 2020. Dhe sasia e grumbulluar e qumështit të dhisë është rreth 8 mijë tonë duke pësuar rritje me 8%. Por kjo rritje e sasisë së qumështit të deles dhe dhisë vjenë kur numri i krerëve është zvogëluar ndjeshëm.
Sipas INSTAT në 2021 vendi ynë ka 58 mijë krerë dele më pak se në 2020, po ashtu dhe numri i dhive është 20 mijë më pak, ndërkohë që për këto dy lloje bagëtish prodhimi i qumështit ka ardhur në rritje, po ashtu edhe nënproduktet e tyre.
Sasia e prodhuar e djathit sipas llojit të qumështit pësoi rritje me 12% krahasuar me një vit më parë ndërsa sasia e prodhuar e gjalpit pësoi rënie me 3,4 %. Gjatë 2020 u prodhua 11,700 tonë djathë ndërsa për 2021 u prodhuan mbi 13,100 tonë.
Rrija më e madhe ishte për djathin e delës i cili zë pothuajse 20% të totalit të djathit të prodhuar, pasi nga 1.900 tonë në 2020, 2021 u prodhua mbi 2.500 tonë,edhe pse numri i krereve eshte ndjeshëm më i ulët.
Discussion about this post