Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, sqaroi në seancën e sotme përse nuk është miratuar kërkesa e opozitës për interpelancë me kryeministrin lidhur me çështjen e transmetimit të emisionit në televizionin italian Rai 3.
Çuçi tha se kjo çështje është shqyrtuar në Konferencën e Kryetarëve ditën e hënë.
“Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve u bënë të qarta arsyet përse ajo interpelancë nuk mund të bëhet dhe aq më tepër në mënyrë urgjente. Nuk është çështje për interpelancë sipas përcaktimeve që bën rregullorja e Kuvendit. Këto sqarime janë bërë, ku edhe kreu i Grupit Parlamentar të PD ka pasur kohën për të dhënë shpjegime”, deklaroi Çuçi teksa duke u ndalur te pjesa e urgjencës, evidentoi edhe faktin që as Rai 3 vetë s’e ka me urgjencë transmetimin e pjesës së mbetur të emisionit.
Discussion about this post