Largimi pas vendimeve të qeverisë Kurti
4 kryetaret e komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës kanë lënë sot detyrën. Krerët e Mitrovicës se Veriut, Zveçanit, Leposaviçit dhe Zubin Potokut dhanë dorëheqje para kuvendeve të këtyre komunave.
Njëlloj si ta kanë vepruar edhe këshilltarët e kuvendeve komunale të zgjedhur nga radhët e Listës Serbe. Ky vendim vjen në shenjë proteste për vendimin e qeverisë së Kosovës për zëvendësimin e targave dhe pezullimin nga detyra të një prej drejtuesve serbë në policinë e Mitrovicës së Veriut.
Një ditë më parë edhe kreu i Listës serbe, një parti që mbështetet nga Beogradi, dha dorëheqje nga posti i Ministrit në qeverinë e Albin Kurtit. Ai njoftoi se të njëjtin veprim do të bëjnë edhe deputetët serbë, gjyqtarët dhe punonjësit e policisë.
Komandantët serbë të stacioneve policore në veri hoqën uniformat në mënyrë demonstrative në prani të mediave, ndonëse disa prej tyre vazhdonin ti mbanin armët në brez.
Rakiç tha se nuk do të kthehen në institucione pa u formuar Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe dhe tërheqjen e vendimit për targat nga qeveria e Kosovës.
Prej 1 Nëntorit, Qeveria e Kosovës ka nisur të zbatojë planin e saj me 3 faza për riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia.
Discussion about this post