Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se vazhdojnë të jenë të mbyllura edhe në orët e mëngjesit të së premtes dy pikat kufitare, në Jarinë dhe Bërnjak.
Ndërkohë, në pikat tjerat kufitare nuk ka pritje të gjata, as në hyrje të Kosovës, e as në dalje. Barrikadat e vendosura nga serbët në veri, që bllokuan rrugët për pothuajse tri javë rresht, kanë nisur të hiqen prej dje.
Barrikadat janë larguar në fshatin Rudarë, i cili gjendet në komunën e Zveçanit, në komunën e Leposaviqit dhe të Zubin Potokut. Megjithatë, në Jarinjë dhe Bërnjak nuk dihet nëse ka ende barrikada, apo dogana qëndron e mbyllur për arsye të tjera.
Discussion about this post