Gjatë mesditës temperaturat me vlera deri në 26 gradë celsius
Kjo javë do të dominohet nga mot i kthjellët dhe i thatë në të gjithë vendin sipas sinoptikanëve.
“Kjo javë parashikohet të jetë në dominimin e motit të qëndrueshëm duke bërë që kthjellimet të shumta në vendin tonë, kryesisht në zonat bregdetare dhe zonat e ulta. Ndërsa zonat malore herë pas here do të kenë kalime të pakta të vranësirave, por nuk priten reshje shiu.
Vlerat e temperaturave maksimale dhe minimale do të kenë luhatje të konsiderueshme në orë të ndryshme të ditës
“Pritet që maksimumet dita ditës të kenë luhatje me 1 gradë celsius, por që nuk do të jenë të ndjeshme. Temperaturat maksimale do të jenë 3 gradë më të larta sa vlerat normale. Përsa i përket vlerave minimale, parashikohet që dita, ditës, deri në mes javë kemi një rënie të lehtë të tyre që mund të zbresin deri n 5 gradë celsius në qytetet e zonave malore, por në fshatra parashikohet që të shkojë shumë pak 1 apo 2 gradë celsius në orët e para të mëngjesit dhe të mbrëmjes”, ka thënë Osmani.
Sinoptikanët theksojnë se për shkak të pranisë së erës, i ftohti do ndihet më shumë gjatë mëngjesit dhe mbrëmjes.
tv6+1vlora
Discussion about this post