Mediat kanë publikuar të tjera të dhëna lidhur me ish-kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi, e cila u akuzua nga media “Eu Reporter” se ka marrë pagesa nga dy oligarkë rusë.
Bëhet fjalë për hyrje-daljet e Kryemadhit në pikat kufitare të Shqipërisë, ku nga sistemi TIMS pretendohet se ajo ka dalë një ditë përpara kryerjes së transfertave nga pika doganore e Qafë Botës dhe është kthyer në Shqipëri një ditë më pas.
Nëse këto të dhëna rezultojnë të vërteta, ajo që bie në sy është se Kryemadhi ka dalë me këmbë, dhe është kthyer të nesërmen duke hyrë nga e njëjta pikë kufitare por këtë herë me makinë.
Sipas transfertave bankare të publikuara nga “EU REPORTER” Kryemadhi në vitin 2017 ka marrë dy pagesa nga kompania e inkoporuar në Qipro Holdem Holdings Limited, pas të cilës janë biznesmenët rusë në tregun e naftës Alexandër Smuzikov dhe Alexandër Kaplan.
Gjithashtu po sipas këtyre dokumentave Kryemadhi ka bërë një pagesë për VRADUR HOLDINGS LIMITED, një tjetër kompani offshore që udhëhiqet nga oligarku rus Vitaly Savvin.
Kryemadhi i ka mohuar akuzat ndaj saj duke paralajmëruar se do të përballet në gjyq me gazetën me bazë në Belgjikë.
Nëse dokumentat për të cilat “EU Reporter” thotë se janë të vërteta, do të rezultojnë vërtet të tilla, do të thotë se Kryemadhi nuk ka deklaruar një llogari bankare Zvicër.
Discussion about this post