Zgjedhjet në Himarë mbeten kryefjalë e diskutimit në media prej disa ditësh. Tashmë janë bërë me dije dhe dy kandiatët që do të “luftojnë” për drejtimin e Bashkisë së Himarës.
Vangjel Tavo është kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Himarës, i cili në këtë garë do të ketë përballë kandidatin e opozitës, Petro Gjikuria.
Petro Gjikuria është një shtetas shqiptaro-amerikan. Ai prej disa vitesh ka jetuar në Uashington dhe është pjesë e “Federatës Panepirote të Amerikës”.
Gjikuria njihet nga mediat edhe si një nga mbështetësit e zjarrtë të çështjes Beleri. Ai më herët ka deklaruar se lufton për të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri.
Vetëm pak minuta më parë PBDNJ ka zyrtarizuar dhe emrin Petro Gjiknurisë për zgjedhjet për Bashkinë e Himarës që do të zhvillohen më 4 gusht.
Në njoftim thuhet se Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut në bashkëpunim me Bashkimin Demokratik të Minoritetit Etnik Grek “OMONOIA” pas konsultimesh intensive me komunitetet përbërëse të Bashkisë Himarë por edhe asosacionet përfaqësuese të tyre në emigracion, u propozoi Partive Politike opozitare aleate që në zgjedhjet për Kryetarin e Bashkisë së Himarës të mbështesim kandidaturën e Petro Gjikuria.
Të gjithë kanë rënë dakord dhe Gjikuria do të kandidojë përballë Vangjel Tavos së PS për bashkinë e Himarës.
Kujtojmë që zgjedhjet në Himarë, vijnë pothuajse pas një viti “trazirash”, ku kryebashkiaku i zgjidhur i Himarës Fredi Beleri u arrestua dhe dënua me 2 vite për shitblereje votash.
Po ashtu kryebashkiau në detyrë, Jorgo Goro u arrestua se akuzohej për tjetërsim pronash.
Discussion about this post