Kreu i PD, Sali Berisha ka përgëzuar Belind Këlliçin, i cili sot dorëzoi kandidaturën e tij, për t’u bërë pjesë e procesit të primareve të Partisë Demokratike, për kandidatët e bashkive në zgjedhjet vendore.
Berisha e përgëzoi duke thënë se ajo përgëzon të gjithë ata që do të marrin pjesë në kërë garë të pashembullt.
“Kandidati do dalë nga primaret, ne këtu ramë dakord për mbështetjen e plotë ndaj primareve. Unë përgëzoj të gjithë ata që vendosin të provohen në një garë të pashembullt ndonjëherë në historinë e këtij vendi. Këlliçi e ka shprehur dëshirën dhe unë e përgëzoj sic përgëzoj edhe të tjerë personalitete që vendosin të provohen në garë” tha Berisha.
Discussion about this post