Kryeministri Edi Rama e pranon se çmimi i karburantit në vendin tonë është më i lartë se në vendet e tjera të rajonit, por për këtë ka një arsye.
Rama: Nuk është sekret dhe jo vetëm është e vërtetë por është një e vërtetë për të cilën ne kemi dhënë argumentet pse. Është e vërtetë që ne kemi një çmim karburanti më të lartë se sa të tjerët në rajon. Por ndryshe nga të tjerët në rajon ne kemi taksat më të ulëta sepse ndryshe nga rajoni, ne biznesit të vogël nuk i marrim asnjë lekë, zero taksë dhe zero TVSH deri në 100 milionë xhiro. Ndryshe nga rajoni, ne vërtetë e kemi më të lartë se sa të tjerët taksën mbi biznesin e madh, por ne subvencionojmë 100% energjinë elektrike pa e lejuar të rritet. Dhe të gjitha këto janë para sepse ndryshe nga rajoni ne ju japim para dhe do vazhdojmë t’ja u japim të gjithë shqiptarëve që nuk lëvizin me fuoristradë apo veturë por lëvizin me transportin publik”, u shpreh Kryeministri gjatë fjalës së tij në Parlament.
Por Rama ka kritika edhe për vetë ekzistencën në parim të Bordit të Transparencës, i ngritur enkas për të mos lejuar abuzimet me çmimin e naftës, benzinës dhe gazit. Kryeministri e quan “bord komunist” ekzistencën në kushte normale, por në kushte të tilla të një krize, Rama thotë se ky bord ka një meritë duke vendosur çmime tavan mbi të cilin karburantet nuk lejohet të aplikojnë tarifa më të larta.
larta.https://www.youtube.com/embed/4ZcyhJWJsBg
“Mos thuaj znj.Tabaku që ne vëmë tavan çmimi më të lartë se kjo nuk bën asnjë sens. Ne nuk vëmë tavan çmimi të lartë kur vjen puna tek karburanti. Nuk vihet tavan çmimi i lartë, vihet një tavan mbi të cilin askush nuk mund të shkojë. Është komplet koncept tjetër dhe gjithkush është i lutur që të ulet më poshtë. Pra ne nuk mund të vendosim çmim unik atje për të gjithë se nuk jemi në komunizëm. Ne jemi në një ekonomi tregu ku ka një gjë me të cilën unë jam dakord me ju, kemi një bord komunist aty, kjo është 100% e sigurt që ai bord është komunist se nuk duhet të ishte, por është aty pikërisht sepse është një moment shumë jashtë normales, dhe në kushte normale ai bord është komunist. Në kushtet e kësaj krize ai bord është një ndihmë edhe psikologjike, edhe financiare sepse nuk mundet dot të hyjë shteti dhe të kontrollojë çmimet me dhunë në një ekonomi tregu. Por ama ai bord ka një meritë për këtë fazë, merita është që vendos një tavan mbi të cilin të tjerët nuk mund të shkojnë”.
tv6+1vlora
Discussion about this post