Kreu i SPAK Altin Dumani, në Këhsillin Kombëtar të Integrimit, u pyet nëse janë janë marrë në gjykim gjyqtarë dhe prokurorë.
Dumani theksoi se SPAK ka proceduar disa anëtarë të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese, madje janë bërë edhe sekuestrime pasurie.
“Ka vendime finale nga SPAK për gjyqtarë dhe prokurorë. Kemi proceduar gjyqtarë dhe prokurorë. Numri nuk është i lartë. KPK dhe KPA duhet të referojë.
Sa i përket subjekteve që ne mund të ndjekim, ne kemi bërë ndjekje penale, por edhe konfiskime të pasurive. Kemi proceduar anëtarë të GJL e GJK të shkarkuar nga vettingu. Edhe institucionet duhet të na referojnë më tepër raste”, u shpreh Dumani.
Discussion about this post