Udhëtarët dhe personeli në Aeroportin e Prishtinës janë evakuuar mëngjesin e sotëm për shkak të një kërcënimi me bombë.
Ka qenë zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gera, e cila ka bërë me dije se kanë marrë një kërncëim për bombë.
Menjëherë u bë avakuuimi i personelit dhe udhëtarëve të cilët janë në gjendje të mrië dhe të sigurt.
“Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcenim me bombë. Udhëtarët dhe personeli janë evakuar dhe janë të sigurt. Ekipet e involvuara në planin emergjent janë duke kryer detyrat e tyre”, ka shkruar Gara në Facebook.
Discussion about this post