Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar raportin e auditimit për situatën e zjarreve në vendin tonë. Në përfundimet e raportit thuhet se plani kombëtar për emergjencat civile është miratuar që në vitin 2014 dhe për 17 vite institucionet nuk kanë arritur të përditësojnë dokumentet strategjike për reagim dhe menaxhim të situatave emergjente.
Nga auditimi i cili ka përfunduar në datën 10 Dhjetor të vitit të kaluar rezulton se Shqipëria nuk ka strategji kombëtare për zvogëlimin e riskut për fatkeqësitë duke bërë të pamundur parashikimin e fatkeqësive dhe pasojave të mundshme nga fatkeqësitë. ‘Po ashtu është gjetur jo funksional edhe Komisioni Teknik Këshillimor i emëruar me VKM për të këshilluar për çështje të zvogëlimit të riskut nga fatkeqësitë për mbrojtjen civile.
“KTK-ja kryesohet nga Drejtori i Përgjithshëm i AKMC dhe ka në përbërje përfaqësues të Ministrive, të strukturave në vartësi të tyre dhe të institucioneve. Nuk është mbledhur për periudhën janar gusht 2021”, thuhet në raport. Në shkallë vendi, nga 61 bashki janë marrë të dhëna nga 55 prej tyre ku raportohet 152 mjete zjarrfikëse. Nga këto 131 në gjendje pune, 8 me defekte të vogla, 3 me defekte të konsiderueshme, 10 jashtë përdorimit dhe 36 të pa targuara (pa dokumentacion).
Nga ana tjetër bashkive u mungojnë pajisjet mbrojtëse personale dhe pajisje të jashtme për shuarjen e zjarreve, si: Kostume anti zjarr, kundragaz, çizme kundra zjarrit, doreza kundra zjarrit etj. “Shumë nga zjarrfikëset në dispozicion janë të vjetruara (disa që datojnë nga vitet gjashtëdhjetë), janë në gjendje të keqe dhe nuk janë të ndërveprueshme sepse janë dhuruar nga vende të ndryshme.
Bashkive dhe njësive administrative u mungojnë pajisjet mbrojtëse personale dhe pajisje të jashtme për shuarjen e zjarreve, si: Kostume anti zjarr, kundragaz, çizme kundra zjarrit, doreza kundra zjarrit etj.
Nga bashkitë janë raportuar: Pompa shpine gjithsej 243, nga këto profesionale 221, të zakonshme 22, fikse me pluhur 568, me CO2 92, pompa thithëse 23 dhe pompa të ndryshme 55. Numri i zjarrfikësve profesionist për vitin 2021 është 1295. Popullsia në Republikën e Shqipërisë më 1 janar 2021 është 2,829,741 banor. Numri i banorëve/zjarrfikës për vitin 2021 është 2,185, duke kaluar 205 banor për zjarrfikës, në kundërshtim me Ligjin 152/2015 “Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin” neni 7, pika 5.
https://www.facebook.com/6plus1vloratelevizion/videos/2844748049161381
Në zbatim të Ligjit Nr. 152/2015,”Për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shërbimin e Shpëtimit”, shumica e kompetencave të shuarjes së zjarrit u transferuan nga prefekturat tek bashkitë, duke lënë në nivel qendror vetëm legjislacionin, trajnimin dhe bashkëpunimin mes strukturave të shuarjes së zjarrit.
Po në zbatim të këtij ligji , Bashkitë janë të detyruara të investojnë në ngritjen e kapaciteteve vullnetare të shuarjes së zjarreve, përveç shërbimit profesional. Por kufizimet buxhetore pengojnë shumë bashki të zhvillojnë programe për shuarjen e zjarrit me vullnetarizëm (Më hollësisht trajtuar në pikën 2.1, faqe 16-31 të Raportit Përfundimtar të Auditimit). 5.1.
Rekomandimi: Nga Drejtori i Përgjithshëm ti bëhet prezent Instancave më të Larta Shtetërore, pamjaftueshmëria e burimet njerëzore dhe teknike për menaxhimin efektiv dhe reagimin ndaj situatave emergjente(zjarret)”, thuhet në raport.
tv6+1vlora
Discussion about this post