Një 41 vjeçar është arrestuar nga Policia greke, pasi akuzohet për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje. Shtetasi shqiptar u prangos në Selanik në një zonë të Selanikut.
Gjatë kontrollit të Policisë shqiptarit iu sekuestruan në banesë 663.7 gram kokainë, 1 pistoletë, 3 karikatorë dhe 64 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 2 peshore elektronike precize, 3 celularë dhe shuma prej 16.249.5 euro. Po ashtu iu sekuestrua edhe automjeti që ai përdorte.
Discussion about this post