Kryetarja e Komisionit Hetimor për koncesionet në Shëndetësi, Albana Vokshi ka dalë në një deklaratë ku tregoi se mbledhja e komisionit këtë javë nuk u zhvillu pasi deputetët e PS janë të gjithë në Gjermani.
Vokshi tha se ministria e Shëndetësisë dhe Fondi i Sigurimit po luajnë ping pong me nëra tjetrën duke mos iu përgjigjur kërkesave të komisionit, ndërsa shtoi se do të bëjë kallëzim penal për drejtuesit e institucioneve që sipas saj po pengojnë punën e komisionit hetimor.
“Nuk u zhvillua mbledhja e komisionit hetimor në shëndetësisë sepse deputetet e mazhorancës nuk ndodhen fare në Shqipëri. Pra vajtja në Gjermani për ta përbën më shumë interes sesa interesi publik për përbërjen e transparencës në lidhje me dy aferat e mëdha check up dhe sterilizimi.
Po ashtu dua t’ju them se kanë ardhur si përgjigje e shkresave për prova të miratuara, kanë ardhur materiale voluminoze nga ana e institucioneve, por një pjesë e mirë e përgjigjeve nga institucionet, dua të përmend dy nga institucionet më të rëndësishme, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor nuk kanë dhënë përgjigje për pyetjet apo provat që ne i kemi kërkuar.
Bëjnë ping pong me njëra tjetrën sepse i kemi adresuar pyetjet në lidhje me kontratat dhe ndryshimin e kontratave. Fondi thotë që nuk kam dokumentacion dhe asnjë kontratë. Ne na thotë adresohuni tek ministria e Shëndetësisë, e cila na thotë që është përgjigjur Fondi.
Nëse do refuzojnë të kthejnë përgjigje për kërkest e dërguara nga komisioni hetimor, kjo do përbëjë shpërdorim detyre dhe do të ndërmerren hapat për këdo që pengon punën dhe do vijojë me kallëzimet penale për këdo që do tentojë të pengojë punën e komisionit”, – tha Vokshi.
Discussion about this post