Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore mblidhet këtë të premte të 17 qershorit.
Në rendin e ditës është parashikuar konstituimi i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore.
Damian Gjiknuri tha se ky komision funksionin me fryme bipartizane dhe në këtë mënyrë “jemi të detyruar të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin të gjejmë konsensusin e pika të përbashkëta kompromisi”, pasi për t’u miratuar vendimet duhet dakordësia e të dya palëve.
Gjiknuri tha se do kërkohet ekspertiza e OSBE-ODIHR si dhe ndihmë nga organizma të tjetë sic është edhe ambasada amerikane në Tiranë.
“Ne s’kemi mundur ti adresojmë të gjitha rekomandimet e OSBE ODIHR se nuk u gjet dakordësia politike për disa pika.
Jam i bindur se do bëjmë maksimumin për të gjetur konsensusin. Kam bërë dhe një bisedë paraprake me bashkëkryetarin, do kërojmë asistencën e OSBE ODIHR me ekspertize si më parë që kanë krijuar shtratin e dakordësisë për cështje që palët nuk kanë dakordësi.
Dhe organizma si është ambasada e SHBA, ku në me bashkëkryetarin do i drejtohemi me një letër zyrtare gjithë organizmave dikush me ekspertizë, pavarësisht nëse afati është 3 muaj ky proces do shtyhet nuk duhet të na shqetësojë afati.
Ne synojmë ta bashkëdrejtojmë me konsensus, le t’ja lëmë debatet politike partive jashtë kësaj salle kjo është sallë që duhet të dalim me konkluzione”.
https://www.facebook.com/kuvendishqiperise/videos/331807409144786
tv6+1vlora
Discussion about this post