Me debate me shoqërohet mbledhja e sotme e Konferencës së Kryetarëve, ku objekt diskutimi është bërë kërkesa e grupit parlamentar të PD-së për një interpelancë me Ramën pas akuzave ndaj vëllait të tij Olsi Rama në lidhje me laboratorin e drogës në Xibrakë.
Nikolla reagoi ndaj Bardhit duke theksuar se interpelanca nuk parashikon çështje personale.
Nikolla: Interpelanca nuk parashikon çështje personale.
Bardhi: Çështjet që kam ngritur ndaj Kryeministrit, nuk janë çështje personale. Nuk kam interes se si shkon ai me vëllain e tij apo pse i ka vënë mbrojtje nga Garda dhe nga kush kërcënohet vëllai për t’u mbrojtur nga oficerët e Gardës?
Discussion about this post