Kryeministri Edi Rama tha se është i qetë kur u pyet nga gazetarët në lidhje me çeljen e negociatave. Ai u shpreh se qeveria do të bëjë detyrën dhe se kur caktohen datat, kjo është çështje e BE-së.
“Unë nuk kam ndryshuar qëndrim dhe kam po atë masë buzëqeshje kur kisha edhe kur situata ishte më e ngatërruar seç duket se është sot. Ne do bëjmë tonën, se kur caktohen datat dhe se kur merren vendimet nga ana e tyre, është çështje e tyre. Barometri objektiv i punës sonë, është po ajo që ka qenë, pikëpamja e Komisionit Europian. Është një autoritetet me një kompetencë shumë më të madhe se gjithë të tjerët për të gjykuar progresin, problematikat, për të gjykuar çfarë është arritur ose jo. Sa kohë me Komisionin Europin jemi në rregull, unë jam shumë i qetë. Sepse e di që tanimë pak shqiptarë besoj kanë mbetur pa e mësuar, që është fakti i thjeshtë që BE, është një krijesë me tekat e veta, me hallet e veta, me kapriçot dhe dobësitë e veta. Kështu që unë jam i qetë që ne kemi bërë tonën dhe do vazhdojmë të bëjmë tonën. Më vjen shumë mirë që gjithë çka kemi bërë sidomos në Bruksel së bashku me kolegët e tjerë të rajonit, nga Ballkani Perëndimor, posaçërisht me kryeministrin e RMV dhe presidentin e Serbisë ka qenë plotësisht gjëja e duhur dhe ka pasur impaktin që ne kishim planifikuar të krijonim. Tani të shohim, mund të jetë nesër, pasnesër, pas një jave, një muaji, pas 10 vjetësh, kjo për mua ka shumë pak rëndësi”.
https://www.facebook.com/ediramaal/videos/2683624878448805
tv6+1vlora
Discussion about this post