Pak më parë, kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, kërkoi thirrjen për të marrë në pyetje Drejtorin e Shkollës së Magjistraturës, në lidhje me skandalin mbi konkursin për magjistratët e rinj.
Anëtari i mazhorancës Toni Gogu, i është përgjigjur kërkesës së Bardhit.
“Forca politike të cilës i përket Bardhi, sa zbardh dielli deri në muzg përpiqet të jetë e shqetësuar për punët e drejtësisë, sa perëndon dielli i marrin magjistratët me libër shpije”, tha ai.
Ndërkohë Plarent Ndreca e ka konsideruar kërkesën e Bardhit si anti-Kuhstetuese.
“Kjo është shkelje e Kushtetutës dhe shkelje e ndarjes së pushteteve.
Kërkohen shpjegime për një proces në një institucion të pavarur. Kemi të drejtë të thërrasim institucionet e pavarura por jo për këto procedura, ta lëmë sistemin të vetërregullohet”, tha ai.
Discussion about this post